
AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE
Për të gjithë ata që janë fizikisht të dëmtuar në aksidentet me makinë, dhimbja dhe vuajtja shpesh herë është e mbështjellë me konfuzion dhe me mungesë informacioni se si do të bëhet rimbursimi për faturat mjeksore, humbjen e rroges dhe dëme të tjera.
Ligji dhe rregullat mbi Sigurimet, veçanërisht këto që përfshijne përfitimet Pa-Faj, mund të jenë të vështira për tu kuptuar dhe rimbursimi i shpenzimeve mund të jetë i veshtirë për t'u përfituar. Për shembull, është e nevojshme të dihet se aplikimi për përfitimin nga Ligji PA-FAJ DUHET TE DOREZOHET brenda 30 ditëve nga dita kur ka ndodhur aksidenti ose perfitimi pontencial nga ky ligj mund të reduktohet ose dhe mund të mos jepen.
Kompanitë e sigurimit jo gjithnjë ju informojnë dhe jo gjithnjë duan që ju të dini rreth këtyre rregullave siç është ky që përmendem më lart. Në qoftë se një individ pëson "dëmtime serioze" si rezultat i një aksidenti, është e nevojshme që të dorëzohet një padi civile në gjykate brenda afateve të parashikuara në ligj për të përfituar një kompensim për të cilin i takon atij ose asaj. Paditë civile duhet të dorëzohen në gjykatë kundër palës përgjegjëse e cila shkaktoi aksidentin për dëmtime ekonomike siç janë faturat mjeksore që Ligji Pa-Faj nuk e mbuloi dhe dëmtimet jo ekonomike duke përfshirë dhimbjet dhe vuajtjet.
Në qoftë se ju ose ndonjë i dashur i juaj ka qenë ose është demtuar fizikisht si pasojë i aksidenteve nga makinat ose thjeshtë ju duhet informacion, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në numrin e telefonit 1-800-9-LIPSIG [numër që ju nuk paguani], dhe ju do të shihni pse Firma Jone Ligjore ka siguruar miliona dollarë për klientët tanë. |