Faqja Kryesore > Aksidentet nëndërtim

AKSIDENTET NË NDËRTIM

Në qoftë se ju jeni një punëtor që jeni dëmtuar në një projekt ndërtimi, ju mund të kualifikoheni për të përfituar nga Ligji i Kompensimit të punëtorëve. Fatkeqësisht, në raste shumë të ralla Ligji mbi kompensimin e punetoreve ofron mjaft para per të gjitha dëmtimet që janë pësuar nga aksidenti, duke përfshirë dhimbjet, vuajtjet, humbjen e rrogës dhe humbjen e aftësive për të punuar. Gjithashtu ekzistojnë afate specifike që tregojnë se për sa kohë duhet t'i merrni këto përfitime që ju duhet ti dini.
Prandaj ju lutemi na kontaktoni ne menjeherë.

Një pyetje mund të jetë se çfarë mundësish të tjera ekzistojnë, përveç Ligjit për Kompensimin e Punëtorëve?
Ju dhe bashkëshortja juaj mund të jeni në gjendje të bëni padi civile në shtetin e Nju Jorkut, por duhet të dini gjithashtu se punonjësit në shtetin e Nju Jorkut kur aksidentohen në punë nuk mund ta padisin punëdhënësin e tyre. Megjithate, palët që nuk janë punëdhenësi juaj direkt mund të mbajne disa përgjegjësi për dëmtimet të shkaktuara nga aksidenti. Këto palë të treta mund të përfshijnë pronarin e ndërtesës ose të vendit, kontraktorin gjeneral, përgjegjesin e ndërtimeve, arkitektët ose dhe prodhuesin e pajisjeve. Këto palë mund të jenë pjeserisht përgjegjës për aksidentin tuaj, megjithëse ata personalisht nuk ju instruktuan se si të punoni.

Shembuj për dëmtime shtesë që ju mund të përfitoni përmes padisë civile janë si këto:
• Dhimbjet dhe vuajtjet e tanishme dhe ato në të ardhmen
• Humbjen e kënaqësisë për jetën
• Humbjen e pages dhe aftësive për të punuar
• Humbjen e pensionit, të sigurimit shëndetesor dhe përfitimet mjeksore
• Humbjen e shërbimeve në shtëpi

Nuk është e nevojshme që të jeni anëtar i sindikates së punëtorëve për ta bërë një padi civile për dëmtimet e pësuara në një projekt ndërtimi. Në rrethana të caktuara ju mund të sillni një padi për Kompensim të punëtoreve dhe një padi kundër palëve të treta që mund të jenë përgjegjes për dëmtimet tuaja.

Në qoftë se ju ose ndonjë i dashur i juaji ka qenë ose është i dëmtuar si rezultat i aksidenteve në ndërtime ose thjeshtë ju duhet informacion, ju lutemi na kontaktoni menjeherë në numin e telefonit 1-800-9-LIPSIG [numër që ju nuk paguani], dhe ju do të shihni pse Firma Jone Ligjore ka siguruar miliona dollarë për klientët tanë.

Na tregoni për aksidentin/lëndimin Tuaj?
Emri:
Mbiemri:
Tel:
Country:
State:
E-mail:
Përshkrimi i Shkurtër:
Duke përdorur këtë formë, plotësuesi i saj e kupton se ende nuk ka hyrë në një mardhënie avokati me klient. Komunikimet e mëtejshme me avokatët tanë nëpërmjet faqes sonë të internetit dhe nëpërmjet e-mailit mund të mos konsiderohen si konfidenciale ose të privilegjuara. Ju lutem kontaktoni avokatët e firmës sonë në qoftë se dëshironi të diskutoni me hollësi përmbajtjen e kësaj faqe të intenetit.
 

Vizita në shtëpi!

Vizita në spital!

Konsultimi Falas!

Flasim Shqip!