Faqja Kryesore > Avokatët
ALAN SHAPEY u bashkua me Harry Lipsig në vitin 1982 dhe shumë shpejt u bë një nga avokatët më të fuqishëm të firmës përsa i përket përfaqësimit të çështjeve në gjykatë. Ai ka fituar shumë vendime gjyqësore që kapin shuma të mëdha parash për klientet e tij, përfshirë këtu $50 milion dollarë, një nga vendimet më të mëdha për dëmtimet nga lëndët kimike të bojrave që përdoren për lyerje në historinë e New Yorkut; një vendim gjyqësor për $9,3 milion për një burrë i cili humbi krahun kur ai u godit nga treni; $39,5 milion për një djalë 12 vjeç i cili u godit nga një makinë dhe $9.5 milion për një vdekje të gabuar kundër një prodhuesi makinash sepse rripi mbrojtës ishte prodhur me difekt. Zoti Shapey i kushton më të shumtën e kohës çështjeve që kanë të bëjnë me dëmtime jashtëzakonisht serioze. Disa nga çështjet e tij kanë qenë kundër qytetit të New Yorkut, disa kundër prodhuesve te makinave dhe kompanive që prodhojnë makineri të rrezikshme; shumë çështje të tjera përfshijnë punëtorët e ndërtimit dhe anëtaret e sindikatave për dëmtime personale kur ata punojnë në vende pune që nuk plotësojnë kushtet e mbrojtes në punë.

Alan Shapey


MARK MANUS për herë të parë ju bashkua firmës së Harry Lipsig in 1980 kur ai ishte student në fakultetin e drejtësisë. Ata themeluan firme ligjore Lipsig, Shapey, Manus dhe Moverman në vitin 1989. Që nga ajo kohë, ai ka fituar miliona dollarë pa shkuar çështjet në gjyq per klientet e tij, përfshirë këtu shumën $1.2 milion për një djalë 14 vjeç që u mbyt, kur ai ishte duke vozitur një varkë të vogël në uje; nje $1.5 milion për një burrë që ju pre këmba pasi ishte goditur nga një autobuz; dhe $7 milion për disa familje që humben të afërmit në zjarrin e rënë tek Happyland Social Club.

Mark Manus


TOM MOVERMAN u bashkua me Harry Lipsig në vitin 1983 i specializuar në përgjegjësinë që kanë prodhuesit e ndryshëm kur nxjerrin prodhime me cilësi të dobët dhe si pasojë konsumatorët pësojnë aksidente. Ai është një avokat i afirmuar, i cili fitoi një ndër vendimet më të mëdha për shpifje në historinë e New Yorkut, 6 milion dollarë, kur një nga viktimat e krimit gabimisht u akuzua. Ai fitoi disa çështje prej miliona dollarësh për puntorë të aksidentuar në ndërtime; [$3 milion sepse brryli i krahut mbeti i ngrirë si pasojë e frakturës dhe për dëmtimet e marra në shpatull] ose per makinerite difektoze $2 milion dollar për një punëtor që u kap nga ngritesi i paletave] ose per dëmtimet nga lëndet toksike [$2.5 për një punëtor që u ekspozua nga lëndet toksike kur ai ishte duke punuar në ndërtim] ose dëmtimet e punëtorëve kur ata punojnë në vende pune që nuk plotësojnë kushtet e mbrojtjes në punë [$2 milion për një punëtor që punonte në vendin ku prodhohej asfalti]. Praktika e tij ligjore është e gjithanshme.

Tom Moverman


GLENN DOLAN u bashkua me firmën ligjore të Lipsig në vitin1992. Ai shumë shpejtë u bë një nga avokatët më të mirë të firmës për përfaqësimin e çështjeve në gjykatë, dhe në vitin 2002 ai u bë ortak në firmë. Ai ka fituar shumë vendime gjyëqësore që përfshinjë miliona dollarë, si për shembull $10 milion për një studente ndaj të cilës ishin kryer mardhenie seksuale me dhunë në shkallët e shkollës; $3 milion për një officer policie i cili dëmtoi shumë rëndë shpatullën e tij gjatë kohës që ishte në detyrë; $3 milion për një fëmijë 3 ose 4 vjeç që ishte dëmtuar nga bojrat e lyerjes; $2.5 milion për një grua që krisi kupën e gjurit kur ajo u rrezua në trotuar sepse trotuari ishte me difekt; dhe $2 milion për një burrë i cili dëmtoi shumë rëndë krahun e tij kur ai u godit nga një makinë e madhe tek Hunts Point Market në Bronx.


FATOS DERVISHI. Ish-ZevendesProkurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Ai u zgjodh nga Parlamenti Shqiptar në vitin 1994. Ai qëndroi në detyre deri në vitin 1998, kohe në të cilen ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vitin 2003 ai filloi studimet për master në drejtësi tek Pace Law School studime të cilat i mbaroi në vitin 2004. Në Vitin 2004 ai u bashkua me firmen ligjore shumë të njohur në shtetin e New Yorkut. Firma ku Zoti Dervishi punon është një nga firmat me të dëgjuara në New York për sa i përket lëndimeve personale. Firma ka një numër te madh klientesh shqiptarë dhe ajo e ka përqendruar praktiken e saj vetëm në ligjin për lëndime personale. Fatos Dervishi është shumë i përkushtuar për klientët e tij.

Zoti Dervishi fton të gjithë shqiptaret në Shtetin e New Yorkut, kudo qe ata jane[Queens, Bronx, Staten Island, Manhattan, Brooklyn, Westchester, etj] qe për çdo problem juridik t'i drejtohen atij dhe ai do të përpiqet qe t'ju ndihmoj.
Përveç aksidenteve, ju mund ta kontaktoni edhe për probleme që ju mund të keni me emigracionin, Real Estate, Employment law, Criminal law, Commercial law, Business law, Contract law, etj. Telefononi në çdo kohë dhe do të gjeni ndihmë konkrete dhe të kualifikuar.

Fatos Dervishi

Na tregoni për aksidentin/lëndimin Tuaj?
Emri:
Mbiemri:
Tel:
Country:
State:
E-mail:
Përshkrimi i Shkurtër:
Duke përdorur këtë formë, plotësuesi i saj e kupton se ende nuk ka hyrë në një mardhënie avokati me klient. Komunikimet e mëtejshme me avokatët tanë nëpërmjet faqes sonë të internetit dhe nëpërmjet e-mailit mund të mos konsiderohen si konfidenciale ose të privilegjuara. Ju lutem kontaktoni avokatët e firmës sonë në qoftë se dëshironi të diskutoni me hollësi përmbajtjen e kësaj faqe të intenetit.
 

Vizita në shtëpi!

Vizita në spital!

Konsultimi Falas!

Flasim Shqip!

Kontaktoni:
Fatos Dervishi, Esq.
Cell:917-496-8342