
Faqja Kryesore > Padi civile ndaj veprimeve jo të ligjshme të policisë |
PADI CIVILE NDAJ VEPRIMEVE JO TE LIGJSHME TE POLICISE
Paditë civile që kanë lidhje me veprimet e Policisë në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me arrestimet e paligjshme, veprimet arbitrare të policisë, ose veprimet dhunshme të kryera nga ana e policsë tek individë të veçantë.
Arrestimi është i paligjshëm kur personi i arrestuar nuk ka kryer ndonjë krim ose kur ai padrejtësisht është akuzuar për krime që nuk janë kryer prej tij.
Shumë nga paditë kunder policisë kanë të bejnë me veprimet arbitrare të kryera nga policia. Dëmtimet fizike të shkaktuara, abuzimin me gojë, kërcënimet për abuzime seksuale, akte raciste, si dhe akte të tjera që nuk i përshtaten të qenurit oficer policie janë kualifikuar si verpime arbitrare ose veprime të dhuneshme nga ana e Policisë.
Në qoftë se ju ndjeni se keni qenë viktimë e ndonjë lloje veprimi arbitrar nga policia ju lutemi na kontaktoni menjeherë me qëllimin e madh për t'i dhëne fund padrejtësisë së ndodhur dhe për të rivendosur drejtësine në vend. |